"Fiket" Facebook-u, miliona përdorues raportojnë probleme, çfarë ndodhi sot në drekë?

Facebook dhe Instagram, si pjesë e tij, po kalojnë të dytin problem “jashtë shërbimi” brenda një jave.

Përdoruesit e tyre po hasin probleme në shumicën e funksioneve të këtyre rrjeteve sociale.

Ankesat janë publikuar nëpër gjithë botën në Twitter.

Përdoruesit po raportojnë probleme si pamundësi për të hapur faqet e Facebook-ut, për të publikuar, për të përdorur Messenger-in, për të dërguar fotografi madje edhe për të hyrë në llogarinë e tyre, etj.

Portale të huaja flasin edhe për sulm hakërash ndaj gjigandit të teknologjisë.

Nga ana tjetër ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Facebook. Por situata ka irrituar përdoruesit kudo ku janë shfaqur probleme, edhe në Shqipëri.

Lexo edhe: