Fitoi 600 mijë dollarë në pokeri, ajo që bën do t’ju lërë pa fjalë

Scott Wellenbachun fitoi 600 mijë dollarë teksa ishte duke luajtur në poker, por me veprimin e tij është konsideruar nga njerëzit si “hero”.

Kjo pasi të gjitha të hollat që i fitoi ai do i dhurojë për bamirësi.

“Duke qenë praktikues i budizmit, ne ulemi dhe meditojmë shumë, kjo është falas”, tha ai.

Kur nuk luan poker, Wellenbach punon si përkthyes i teksteve budiste, tibetiane dhe sanskrite për një organizatë jo-fitimprurëse fetare.

Ai u bë pjesë e budizmit, duke kërkuar një mënyrë për tu përballur me pakënaqësitë e jetës.