Fitoi një kupë, por ja çfarë ndodhi më pas me trajnerin shkodran

Zakonisht një trajner shkarkohet nga presidenti i një skuadre atëherë kur nuk arrin objektivat. Por, në vendin tonë, ku çudirat nuk mungojë asnjëherë, një trajner është shkarkuar pasi ka fituar një kupë me skuadren e tij.

Bëhet fjalë për trajnerin shkodran, Afrim Bilali, ish-trajner i Teutës në basketboll për meshkuj. Pasi fitoi Superkupën e Shqipërisë në limite ndaj Tiranës, Bilali mori lajmin e shkarkimit nga stoli i durrsakëve.

Në një prononcim për A2CNN, ai tregon për këtë që i ka ndodhur, ku thotë: “Pas fitores marr urimet nga presidenti dhe lojtarët, ndërkohë të nesërmen më kërkon takim presidenti Gorea dhe më thotë që do të shkëpusim marrëdhëniet. Nuk kisha asnjë indicie që do të ndodhte kjo. Shkova në takim për të diskutuar çfarë do të bënim më tej. Lojtarët janë ndjerë të pikëlluar kur kanë marrë vesh shkarkimin tim. Teuta ka pasur ulje-ngritjet e saj gjatë gjithë vitit por asnjë trajner nuk është shkarkuar pas një fitoreje apo një trofeu.” – ka theksuar trajneri shkodran Bilali. /ShkodraNews

Lexo edhe: