Fitoi zgjedhjet dhe mori çelësat, gjërat e çuditshme që gjeti në Kryeministri greku Mic.ot.aq.is

Greqia ka prej disa ditësh një kryeministër të ri i cili i zuri vendin Ale.ksis Ci.pras.

Ai shtrëngoi duart me Ky.ria.kos Mi.tsot.akis dhe shkëmbyen pushtetin paqësisht një ditë më parë pas fitores së Demokracisë së Re në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ci.pras i dorëzoi keshtu çelësat e Kryeministrisë Mi.t.sot.akis.

Mes tyre pati një bisedë të shkurtër, por sikleti ishte i dukshëm.

Stafi i ri dhe grupi i punës i Kryeministrit Ky.riakos Mi.tsot.akis zbuloi disa gjëra në godinën e Kryeministrisë.

“Kathimerini” shkruan se dyert e disa zyrave ishin të mbyllura. Arsyet janë të panjohura. Për t’i hapur, u thirrën disa ekspertë. Por ky nuk ishte i vetmi problem. Kudo nëpër korridoret e Kryeministrisë ndihej era e tymit të duhanit.

Të dielën u shpall fitues, të hënën u betua tek Presidenti dhe më pas mori detyrën nga Tsipras, kurse gjatë pasdites prezantoi emrat e ministrave të rinj. Këta të fundit pritet që të betohen sot, ndërsa për të mërkurën është planifikuar që qeveria e re të zhvillojë mbledhjen e parë.