Fjalët e mrekullueshme/ Ambasadorja Kim e dashuruar me Shkodrën: E dua sepse…



Ambasadorja amerikane Yuri Kim është e dashuruar me Shkodrën. Ajo është duke dhënë një intervistë për “Opinion” dhe nuk e ka fshehur dashurinë për qytetin e Shkodrës, teksa është pyetur se çfarë i pëlqen më tepër në Shqipëri.



“Do të thoja çdo qytet është unik, kjo e bën Shqipërinë kaq mahnitëse. Më kujtohet arkitektura e bukur e Beratit. Plazhet e Himarës, çatitë e gurta të Gjirokastrës dhe eleganca e heshtur e vendit. Shkodrën e dua. E dua Shkodrën, e dini pse? Se njerëzit atje e shijojnë jetën, kuptojnë artet, e dinë kush janë”, tha ambasadorja Kim.