Fjalët që të th.erin zemrën/ “Nisa të qa.ja dhe të bë.rtisja, duke thënë që nuk ishte e mundur”

Një nënë e lindi foshnjën e saj pajetë, pasi u kthye mbrapsht dy herë nga spitali. 31-vjeçarja Stela Ernu ishte gati 2 javë me vonesë kur i erdhën dhi.mbjet e lindjes, që i zgjatën 54 orë. Gruaja, nga Aveley, Essex deklaron se stafi i Spitalit Universitar Basildon e ktheu mbrapsht në dy raste dhe ak.uzon ata si përgjegjës për humbjen e të birit.

Sipas asaj që shkruan britanikja The Sun, për rastin në fjalë ka nisur një hetim 6 muaj më parë, por familja nuk ka marrë ende përgjigje për brengën e tyre. “Si një grua që po sjell në jetë një fëmijë, mezi pret ta marrësh atë në krahë. Të kalosh dhi.mbjet duke e ditur që bebja është i vdekur ishte gjëja më e tme.rrshme që mund të imagjinosh dhe gjëja më e tme.rrshme që më ka ndodhur mua. Ndërkohë që shtyja, shpresoja ende që bebja të ishte gjallë”,  thotë Stela në një rrëfim për të përditshmen britanike.

Më 12 Mars të këtij viti, 31-vjeçares iu tha fillimisht se do të bënte lindje të induktuar, duke qenë se ishte 12 ditë me vonesë. Pasi ndjeu kontraktimet, ajo shkoi në spital, por mjekët i thanë se nuk ishte ende koha për të lindur dhe e kthyen në shtëpi, duke i kërkuar që të kthehej pas 3 ditësh. Por të nesërmen kontraktimet u përkeqësuan dhe ajo u rikthye në spital.