Fla.kë te Uzina e Ar.mëve/ Me tonelata ba.rut dhe ekzogjen, rrez.ikohet katastrofa në Elbasan

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një sipërfaqe me shkurre në Elbasan ndërsa përhapja e flakëve që favorizohet nga era përbën edhe rrezik për banorët.

Mësohet nga informacionet paraprake se zjarri rrezikon të mbërrijë edhe në Uzinën e Lëndëve Plasëse të Mjekësit.

Uzina e ar.mëve që ndodhet pranë vatrës së zjarrit përmban lëndë shumë të rrezikshme dhe do të kishte pasoja të rënda nëse bie në kontakt me zjarrin.

Uzina është vetëm 100 metra larg këtij zjarri, ndërsa zja.rrfikësit kanë hasur në vështirësi që ti afrohen vatrës për shkak të terrenit të vështirë

Edhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.