Flakët u shkrumbojnë shtëpinë, familja në mes të katër rrugëve

Një familje në Korçë po përballen me probleme të mëdha.

Breim dhe Alketa Agolli humbën banesën këtë të premte për shkak të zjarrit që ra në fshatin Vreshtas në Korçë.

Flakët e rëna shkrumbuan totalisht banesën e çiftit Agolli duke bërë që këta të fundit të ngelen mes katër rrugëve.

Prindër të katër fëmijëve dhe në kushte të vështira pasi nuk disponojnë asnjë të ardhur çifti ka bërë apel për ndihmë pasi nuk ka mundësi ku të strehohet.

Pasditen e të premtes u përfshinë nga flakët tre banesa në fshatin Vreshtas ku njëra prej tyre u shkrumbua totalisht ndërsa dy të tjerat pjesërisht pasi forcat zjarrfikëse arritën të vinin nën kontroll flakët.

Shkak mendohet të ketë qenë oxhaku i njërës prej banesave.