Flet nga spitali gruaja e aksidentuar nga Ilda Beljeri: I dha gaz makinës dhe më tha…

Enriketa Gjuzi eshte 63-vjecarja e cila u perplas moderatorja e sportit Ilda Bejleri.

Ajo ndodhet aktualisht në spitalin e T.raumës, në pritje për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë.

Nga shtrati i spitalit, Gjuzi rrëfen për gazetarin gjithë sa mban mend nga aksidenti i një dite më parë.

“Makinat ishin në tre korsi, ndaluan shpejtësinë, ndërsa mjeti që më goditi ia bëra me dorë të ndalojë, por ajo vijoi. Nga xhami nuk e pash kush më goditi. Kalimtarët që më ndihmuan më thanë se ishte Ilda Bejljeri, madje i kërkuan të ndalojë, por ajo u largua. Ndërsa uli xhamin, pa zbritur fare më tha: “pse do të shikoja nga cepi i pasqyrës..”, dhe iku duke i dhënë gaz makinës” – tregon 63-vjecarja.

‘Do e kisha falur, vetëm të ndalonte, më preku sjellja e saj”.