Flet për herë të parë 3 orë rresht e m.itura që t.ronditi Kavajën dhe Shqipërinë me historinë e saj të a.buzimit

Ashtu e tronditur dhe pa e marrë veten aspak, sot, vajza 13-vjeçare nga Kavaja, e cila është bërë objekt i kujtdo këto ditë në media edhe jo, në cdo tavolinë kafeneje shqiptarët flasin për të, ka dëshmuar në Gjykatën e Durrësit.

E mitura që u p.ë.r.dhunua nga 8 adoleshentë në Kavajë sot ishte në prani të psikologes për rreth 3 orë në gjykatë.

Ndërkohë Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin për drejtorinë arsimore dhe drejtuesit e shkollës, pasi nuk kanë referuar rastin në prokurori.

Sipas dëshmisë së saj, stafi pedagogjik ishte në dijeni të abuzimit ditë më parë, por nuk e kanë denoncuar.

Dëshmia e vajzës do të përdoret si provë në procesin ndaj 8 të akuzuarve, apo personave të tjerë që mund të rezultojnë të implikuar në krimin tronditës./ShkodraNews