Fondi 5 milionë euro për fermerët, aplikuesit nga Shkodra në hall të madh, s’kanë certifikata pronësie, kurse dokumentet duhen…

Rreth 7700 fermerë kanë kaluar fazën e parë, për t’u bërë përfitues të fondit prej 5 milionë euro të vënë në dispozicion nga Ministria e Bujqësisë në projektin e Skemave Kombëtare 2019. Por ajo që bie në sy është fakti se nga Shkodra në disa fusha aplikimi nuk ka asnjë fitues, megjithese aplikimet nuk kanë munguar.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural ka publikuar të dhënat, ku pjesa me e madhe kanë qenë për dorëzimin e qumështit lëndë e parë në pikat e grumbullimit për ferma me lopë dhe të imta ku dhe merret mbështetje direkte.

Sipas AZHBR-së, nga 7 masa në total, për këtë masë janë regjistruar 3223 aplikime, të ndjekura nga aplikimet për tufën bazë më të imta me 2298, 962 aplikime për bletarinë, 691 aplikime për mbjellje ullinjsh, 499 aplikime për ujitje me pika, 23 aplikime për përmirësim ullishtesh të degraduara dhe në fund listohen vetëm 4 aplikime për dorëzim prodhimi për anije peshkimi.

Tashmë AZHBR ka hyrë në fazën e për-zgjedhjes, ku aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacion shtesë, si vërtetim për pagesën e sigurimeve shoqërore koherente, vërtetim për shlyerjen e detyrimeve tatimore ose ndaj AZHBR-së nëse kanë rezultuar debitorë, ndërsa sipas masës kërkohen dhe dokumente specifike, si dokumentacion të plotë të pronësisë mbi tokën apo të marrjes me qira, etj. E duket se këtu do të nisë problemi më i madh për shume fermere përfshirë edhe ato të Shkodres.

Pjesa me e madhe e tyre nuk kanë certefikatë pronesie dhe dokumentacionin tjetër duhet ta filtrojnë pasi në fazen rregullat jane me strikte. Të pyetur për këtë fakt drejtues të bujqesise ne Shkoder nuk kanë një pergjigje pasi thonë se kjo nuk varet prej tyre.

Afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit shtesë nga ana e fermerëve do të zgjasë deri më 7 qershor 2019.

Plotësimi i dosjes përtej këtij afati, do të rezultojë në skualifikim të aplikimit. Fondet që do të lirohen nga aplikimet e skualifikuara do të rialokohen dhe do të përdoren vetë për ata që plotësojnë dokumentet deri më 7 qershor.

Aplikimet e kualifikuara sipas masave:

2298 aplikime – për tufën bazë dhe të imta

962 aplikime -bletari

691 aplikime- mbjellje e ullinjve

499 aplikime-ujitje me pika

23 aplikime- përmirësim ullishtesh të degraduara

4 aplikime-dorëzim prodhimi për anije peshkimi