Forca të shumta speciale, avionë amerikanë, si gjendje l.ufte. Meta nxjerr videon, çfarë paralajmëron?

Pa i bere asnjë koment, Ilir Meta, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të A rmatosura, ka shpërndarë në profilin e tij një video të postuar nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila tregon forcat speciale shqiptare në prova me kolegët amerikanë.

Postimi i kreut të shtetit vjen pak pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për gazetarët paraditen e së shtunës, ku e quajti presidentin Meta “Xhike Qamili”.

Ndersa nje dite me pare ai permendi a rmet, per te cilat tha se populli mund ti marre per te mbrotjtur demokracine.

“Forcat Speciale shqiptare treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë.

Për më shumë se 1 javë, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare dhe përdorën bazat e Rinasit dhe Kuçovës, duke shënuar te kjo e fundit, uljen e parë në 20 vite të avionëve me të tilla përmasa”, shkruan ministrja në postimin e saj.

Lexo edhe: