FOTO/ E dhi.mbshme, institucioni kyç në zi, mesazhi që të përl.ot



Ka ndërruar jetë në moshë të re, anëtarja e Këshillit Mbikqyrës dhe anëtarja e Komitetit të Auditit në Bankën e Shqipërisë, Denada Prifti. Lajmin e ka dhënë vetë institucioni përmes një mesazhi.



“Mesazh ngushëllimi për humbjen e parakohshme të zj. Denada Prifti. Me hidhërim të thellë morëm lajmin për humbjen e zj. Denada Prifti, e cila luftonte prej disa kohësh me një sëmundje të rëndë.



E specializuar në makroekonomi dhe në statistikat e tregjeve financiare, zj. Prifti kishte një karrierë mbi 25-vjeçare në Gjermani, ku ka punuar fillimisht për Ministrinë e Financave dhe më pas për Komisionin Evropian. Në vitet 2015-2018, zj. Prifti ka dhënë kontributin e saj pranë Bankës së Shqipërisë, duke mbuluar rolin e anëtares së Këshillit Mbikëqyrës dhe anëtares së Komitetit të Auditit.

Me vlerësimin maksimal për kontributin, profesionalizmin dhe integritetin e treguar gjatë punës së përbashkët me zj. Prifti, Banka e Shqipërisë i shpreh ngushëllimet familjarëve, miqve dhe kolegëve! U prehtë në paqe!”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Bankës së Shqipërisë.