(FOTO-EMËR)La pas dy fëmijë, kjo është infermierja 28-vjeçare që ndërroi jetë pas aksidentit në superstradën Lezhë-Shkodër



Ka ndërruar jetë një nga të lënduarat e aksidentit në aksin Lezhë-Shkodër. Burimet bëjnë me dije se ka ndërruar jetë Marjeta Gjergji, infermiere në maternitetin e Lezhës.



Së bashku me të në automjet ndodheshin edhe dy fëmijët e saj, bashkëshorti dhe vjehërra. Ndërkohë familjarët e tjerë ndodhen në spital duke marrë ndihmën e nevojshme.



Kujtojmë se në aksident u përfshirë 2 makina dhe në njërën prej tyre, ka qenë një familje e tërë. Nga pamjet e siguruara nga Fax News, shihen pasojat e përplasjes të rëndë të makinave të cilat janë bërë copash.