FOTO ho.rror/ Aksidenti i tme.rrshëm, vd.es në vend 26-vjeçari shqiptar

Një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Monza të Italisë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes, ku makina Lancia Ypsilon ku udhëtonte shqiptar u përplas me një makinë Wolkswagen Up, që drejtohej nga një 21 vjeçar.

I riu shqiptar u dërgua menjëherë në spital, ku nuk arriti dot t’i mbijetonte pla.gëve të marra.

Ndërsa 21-vjeçari nga Arcore ndodhet në gjendje kr.itike për jetën.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.