FOTO-ja/ Ka.tastrofa financiare e Voltana Ademit nuk njeh kufi, shifrat janë për rekord



Të zhytura në borxhe dhe me realizim të ardhurash të dështuara për këtë vit, ky është realiteti i pjeses më të madhe të bashkive në vend, e ku përjashtim nuk bën as bashkia Shkoder e drejtuar nga demokratja Voltana Ademi. 7 muajt e parë të 2020-es kanë shënuar një performancë tejet të dobët, madje në kufinjtë e një dështimi spektakolar pasi realizimi i të ardhurave nuk kap as 50%, por është në kufinjtë e 45%. Nga 3.6 miliardë që do të duhet të arkëtojë deri në 31 dhjetor bashkia Shkoder, ajo për këto 7 muaj ka arritur të mbledhë vetëm 1.6 miliardë, që duke përllogaritur muajt e mbetur, i bie që të jetë shumë larg përformancës së kërkuar. Nëse bën një verifikim më të detajuar, bilanci vjen i ndikuar nga shumë efekte që prej pandemisë, e deri tek puna e dobët e strukturave në terren. Nëse vitet e shkuara ishin disa njësi me këto rezultate, sivjen përjashtim nuk bën as vetë bashkia Shkoder (qyteti me rajonet e tij), ku nga 546 milion që duhet të mblidhen, deri më tani janë arkëtuar vetem 280 milion. Velipoja nga 107 milion ka arkëtuar 67 milion, Ana e Malit nga 12 milion në vetëm 1 milion të arkëtuar, 90% e punës e dështuar në këtë njësi, Berdica nga 22 milion në vetëm 6 milion të arkëtuara, Dajci nga 19 milion në 2 të arkëtuara, Guri i Zi nga 20 milion në 4 të arkëtuara, Postriba nga 15 milion në 2 të arkëtuara, Rrethinat nga 41 milion në 11 të arkëtuara, për të mos folur për 3 njësitë e Dukagjinit që si cdo vit janë shumë larg realizimit. Ky dështim në shumë njësi tregon për punën e dobët të administratorëve dhe stafeve të tyre, por njëkohësisht edhe të vetë administratës së bashkisë e cila nën justifikimin e pandemisë, operoi dobët në terren duke mos kryer detyrimin që i ngarkon ligji sëpaku tek ato biznese që ushtruan aktivitet. Nuk dihet se si do ta justifkojë Voltana Ademi punën e saj por natyrisht do të kapet pas pandemisë dhe krizës që ajo ka shkaktuar në të gjithë botën, për të mbuluar edhe dështimin e punës së administratës së saj. Bashkë me faljet e parashikuara, humbjet që do të ketë këtë vit Shkodra janë shumë herë më të mëdha.