Foto/ Kush është ish zyrtari shkodran që zbuloi grupin e fajdexhinjve, djemtë e tij kishin hyrë në borxh

Një grup i strukturuar fajdexhinj u goditën sot në Shkodër pasi iu zbulua skema nga policia. Por ajo u hetua nga Prokuroria dhe Policia e Shkodrës pas denoncimit që kishte bërë ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovanin, pasi dy djemtë e tij kishin rënë pjesë e kësaj skeme.

Për shkak të borxhit që dy djemtë e  Radovanit kishin, grupi i kishte sekuestruar atyre disa prona. Elton Radovani, një nga djemtë e ish–prefektit punonte si Këshilltar Bashkiak pranë Bashkisë Shkodër. Aktualisht të dy djemtë e tij janë larguar jashtë vendit, ndërsa vetë Radovani ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur.

Policia:

Policia ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me operacionin e zhvilluar në Shkodër, ku ranë në pranga 11 persona dhe 5 të tjerë u shpallën në kërkim.

Të arrestuarit akuzohen për fajde me qytetarët, dhënie e parave hua jashtë sistemit bankar. Ndërkaq, policia ka sekuestruar mijëra para cash në euto, dollarë dhe paund britanik.

Të arrestuar janë shtetasit:

Byrhan Aliaj 61 vjec nga Shkodra

Edri Memcaj 33 vjec nga Shkodra

Adri Balaj 22 vjec, nga Shkodra;

Artan Dragani 39 vjec nga Shkodra

Marjan Bregu . 31 vjec nga Shkodra

Vinko Nikprelaj 37 vjec lindur në Podgoric dhe banues në Shkodër;

Eduart Fusha 38 vjec nga Shkodra

Elidon Qerimaj, 41 vjec, nga Shkodra

Pashko Vunksanlekaj 54 vjec nga Shkodra;

Lul Sylja 48 vjec nga Shkodra;

Naim Ahmetaj 52 vjec lindur në Pukë dhe banues në Tiranë;

U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e 5 shtetasve të tjerë.

Gjatë operacionit dhe kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

– 238 600 Euro CASH

– 272 400 dollare CASH

– 414 000 Lekë

– 510 Paund Britanik

– 20 automejte transporti

– 1 revolver,

– 1 krëhër pistolete me fishekë

– 1 armë gjahu pa leje

– 5 kompjutera laptop

– 50 celualarë

– Dokumente, kontrata, akte dhe deklarta noteriale, për pasuri e transaksione financiare të dyshuara.

Vazhdojnë hetimet financiare për dokumentimin e të gjitha pasurive të vëna nga aktiviteti kriminal, me qëllim sekuestrimin, konfiskimin dhe rikuperimin tek viktimat e krimit.

Në këtë operacion morën pjesë 160 forca policore dhe 30 automjete të policisë, përfshirë edhe automjete për transportim mjetesh transporti.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta.

Ne sigurojmë qytetarët se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri, duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal.