FOTO/ Kush është kjo grua që ka lënë pa fjalë Presidentin Meta? Njihuni me historinë e saj

Nga Ilir Meta

Mjekja gjinekologe, Burbuqe Ajazi, ndonëse prej vitesh e ka mbushur moshën e pensionit, vazhdon të shërbejë me shumë profesionalizëm, përkushtim dhe pasion në spitalin e Peqinit, duke u kthyer në shembull të jashtëzakonshëm frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve dhe infermierëve.

Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë shëndetësinë shqiptare për shkak të situatës së pandemisë 🔴#COVID19, mjekja e nderuar dje në mbrëmje ka dalë në punë, dhe së bashku me stafin e mrekullueshëm të mjekëve të Peqinit, ka asistuar për lindjen e shëndetshme të një bebi👶 shumë të bukur! 😍
Duke i uruar jetë të gjatë dhe shëndet foshnjës së sapolindur, ndaj me prindërit gëzimin për lindjen e djalit të tyre në këto momente shumë të lumtura e të veçanta për ta. 🙏💐
Në këtë situatë të vështirë të gjithë kemi nevojë për lajme kaq të mira! 
Mirënjohje dhe falenderim të thellë për mjeken e nderuar Burbuqe Ajazi! 👏

1