FOTO/ Kush janë dy djemtë që humbën jetën dhe dhe vajza e plagosur në Kavajë

Një aksident me bilanc jo të lehtë u shënua mbrëmjen e të martës në Kavajë.

Dy të rinj në makinë humbën jetën dhe nëna e dy vajzave që po kalonin rrugën të treja së bashku. Njëra vajzë u plagos, tjetra shpëtoi pa lëndime.

Dy djem të rinj, Vilson Cara që sot duhet të festonte 24-vjetorin dhe shoku i tij Gentian Belba, në mesditë do të prehen përjetë në varrezat e qytetit bashkë me një nënë 46-vjeçare, Lumturie Demoriz, goditur nga makina e tyre.

Këtë skenë të përzishme e shoqëron me vajtim nga shtrati i spitalit, vajza e Lumturies, Xhesi Demrozi, e cila mbeti e plagosur rëndë në krah të nënës së saj të ndjerë.