FOTO/ Ky është djali që donin të v.r.isnin dje në Vlorë, si e hodhën në kanal pas 20 p.lumbave…

Në vendin e quajtur Ura e Mifolit, Novoselë, në rrethana ende të paqarta është q.ëlluar me a.rmë z.j.arri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi R.A., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, duke pësuar lëndime të lehta. Nuk ka të lënduar me a.rmë z.j.arri.

Kështu bëhej e ditur nga Policia dje, pak minuta pas ngjarjes e cila e t.r.onditi sërish Vlorën, të dielën.

Por sot dalin detaje te reja nga ai që duket atentat i dështuar.

Objektivi i kësaj ngjarjeje ka qenë 33-vjeçari Romarjo Alliraj.

Në drejtim të tij janë qëlluar të paktën 20 plumba, pasi kaq është numri i gëzhojave që hetuesit kanë evidentuar në vendin e ngjarjes.

33- vjeçari ishte duke udhëtuar nga Vlora në drejtim të Fierit në momentin e ngjarjes. Gjatë rrugës, në drejtim të makinës së tij është qëlluar nga një tjetër makinë, që po e ndiqte nga pas.

Makina e atentatorëve dyshohet se përbëhej nga dy persona dhe në drejtim të Allirajt ka qëlluar pasagjeri i automjetit me armë të llojit kallashnikov. Plumbat kanë kapur makinë në pjesën e pasme të saj, ndërsa në momentin që atentatorët i kanë dalë paralele për të qëlluar mbi të riun, makina e tij ka dalë nga rruga duke përfunduar në arë, në pjesën anësore të autostradës Fier-Vlorë.

Në makinën me të cilën udhëtonte Romarjo Alliraj, një “Volkswagen Golf”, nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë dhe një tjetër person, i cili mund të jetë larguar pas atentatit. Ndërkohë, Romarjo Alliraj u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku raportohet se nuk ka pasur asnjë dëmtim me plumba, pavarësisht se në drejtim të tij është qëlluar me të paktën 20 plumba kallashnikovi.

Pak pas ngjarjes, Policia ngriti postblloqe për kontrollin e zonës, por ende nuk ka asnjë të dyshuar të arrestuar.

Dyshimet janë se ngjarja mund të ketë lidhje me të kaluarën e 33-vjeçarit. Romarjo Alliraj punonte si picajol dhe rezulton se ishte i dënuar për drejtim të gabuar automjeti dhe kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu.