FOTO/ Nesër PS e Vaut të Dejës shkon në ‘zgjedhje’, kandidatët dhe një ‘garë’ me fund të paracaktuar

Me bashkinë e Vau Dejesit socialistët nisin të shtunën proçesin e riorganizimit në qarkun Shkoder, i cili edhe këtë herë ka dy fytyra. Në Vau Dejës, Malësi të Madhe e Pukë anëtarësia do të shprehet me votë, ndërsa për bashkinë Shkoder ku mbizotëron përçarja e konfliktet, do të jetë kryesia e PS në Tiranë që do të komandojë kryetarin e deges. Kështu në 11 Janar në orën 16.00, asambleja e zgjeruar e PS Vau Dejes do ti drejtohet kutive të votimit për një nga dy emrat që janë në garë për kryetarin e kësaj dege. Shkodraneës ka siguruar fletën e votimit, në të cilën janë të listuar dy emrat: i pari është kryetari në detyrë Kristian Shkreli dhe emri i dytë në listë, Elvis Preçi. Sipas burimeve nga selia rozë në këtë bashki, me shumë gjasa proçesi do të jetë i shkurtër, ndërsa pritet në detyrë konfirmimi i Shkrelit, që drejton degën e PS Vau Dejes, por njëherësh është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i kryetarit të bashkisë. Gara më shumë duket fiktive, duke parë angazhimin e të dy palëve, por edhe miqësinë mes dy garuesve, që kanë marrë përsipër ta përmbyllin këtë proçes zgjedhor, sipas porosive të selisë qendrore. Nga ana tjetër në Malësi të Madhe dhe Pukë pritet të jetë e njëjta frymë, me kryetar që i vendosin deputetet e zonës dhe vetë kryetarët e bashkive sipas preferencave, e duke shpikur votim sa për tu dukur. Rezultatet e paracaktuara janë të lexueshme nga të gjithë dhe nuk përbëjnë më risi. Delja e zezë në gjithë këtë mes është Shkodra, bashkia ku anëtarësia pret çfarë ti ofrojë Tirana. Emra të shumtë janë përfolur por askush nuk ka dicka konkrete dhe ngrenë supet kur pyeten për fatin e partisë. Madje paradoksi bëhet më i madh, kur në një bashki me rëndësi si Shkodra, socialistët prej muajsh janë pa kryetar e në mes të debateve e tensioneve që shoqëron marëdhenien e deputeteve, të gjithë janë pozicionuar në një krah, apo të tjerë janë distancuar nga frika se mos e pësojnë. “Ringritja” që po pretendon sot PS, apo Rilindja duket e largët me të tilla proçese ku më shumë se meritokracia, gara e pastër dhe konkurenca, mbizotëron marëdhenia apo mbështetja e deputeteve dhe kryetarit të bashkisë.