FOTO/ Rama dha urdhër t’i nxirrnin me forcë jashtë, ja kush janë studentët që acaruan Ramën

“Diplomat tuaja, biletë për arratisje”, ishte një prej mesazheve të disa prej studentëve që i ‘prishën’ terezinë Kryeministrit sot në ceremoninë e diplomimit të mjekëve të rinj. Rama, në mënyrën e tij dha urdhër me një mesazh të koduar dhe kaq ka mjaftuar dhe gardistët e kanë marrë mesazhin e shefit dhe kanë nxjerrë me dhunë të rinjtë, duke i nxjerrë jashtë.

Nga sa mësohet dy të rinjtë janë aksivistë të “Lëvzijes për Universitetin”. Ata janë aktivistët Enriko Peçulaj dhe Emiljando Kita.

Lëvizja Për Universitetin bën me dije se dy aktivistët Enriko Peçulaj dhe Emiljando Kita janë nxjerrë jashtë nga truprojat e Edi Ramës dhe mbahen të mbyllur në qelitë e komisaritatit nr. 1.