FOTO/ Shikoni sa ka ndryshuar ish kryeministri Fatos Nano



Deputeti Lefter Koka ka publikuar një foto me ish-kryeministrin Fatos Nano në rrjetet sociale.



Sipas Kokes, e majta shqiptare sot është forcë progresiste falë Nanos, filozofisë së tij politike për një shoqëri të hapur demokratike dhe rrugëtimin për një mandat të tretë të PS, duke u pozicionuar krah të majtëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.



“Miqtë e vërtetë dhe vera e vjetër janë të vetmet që nuk të lodhin kurrë! Ritakohem çdo herë me të njëjtin mall dhe intensitet me mikun tim sa me vlera po aq dhe të mençur.

E majta shqiptare është sot kjo forcë progresiste falë Fatosit, filozofisë së tij politike për një shoqëri të hapur demokratike dhe padiskutim mbështetja e tij do të na ndihmojë për të vazhduar kontributin për Shqipërinë tonë dhe rrugëtimin e pandalshëm euro-atlantik. PS3 “, shkruan Lefter Koka krah fotos.