FOTO/ Shkodranin e ndalon policia kur lëvizte me Benz, momentet kur i gjetën të fshehur…

Në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme, shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë një 34-vjeçar i cili qarkullonte me a rmë z jarri pa leje.

“Shërbimet e forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër në bashkëpunim shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë ushtruar kontrolle për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme. Gjatë kontrolleve të ushtruara, falë dhe informacioneve të marra në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P. 34 vjeç, banues në fshatin Mali Kolaj, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë, pasi shërbimet policore kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “Benz” me të cilin ky shtetas po qarkullonte dhe gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një a rmë z jarri pistoletë model “Walther” me një krehë me 15 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Armëmbajtje pa leje”.