FOTO Skandaloze/ RENEA rrethon qytete për ta kapur, Julian Sula jep intervista live

Skandaloze! Ndërkohë që policia shqiptare organizon aksione të mëdha për ta kapur i shumëkërkuari jep intervista live për mediat.

Ai ka folur sonte për ABCneës, në një lidhje të drejpërdrejtë telefonike dhe u shpreh se nuk ka lidhje me asnjë nga personat e përfshirë në atenat.

“Nuk e di se sot erdha, kam qenë vizitë në Turqi se jam keq nga mushkëritë, flas me avokatin i thashë pse më kërkojnë dhe foli avokati me shefin e komisariatit dhe drejtorin dhe ata i thanë nga ne nuk ka gjë. I pyeti pse i keni vajtur kontroll. Unë s’jam as i kërkuar, nuk di pse më lidhin me ngjarjen, sa erdha në shtëpi nga Turqia në Kosovë nga Kosova në shtëpi”.

Sula thekson se në ditën që ka ndodhur atentati ishte në Kosovë duke ikur për në Turqi. “Në datë 1 kam qenë në Kosovë duke ikur për në Turqi. Nuk di pse mi kanë bërë këto gjëra”.