FOTO/ Tërmet i fuqishëm shumë pranë nesh

Një tërmet me magnitudë 4.1 është shënuar këtë të premte në Greqi. Nga mediat greke, nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Tërmeti ka goditur në orën 20:15 sipas orës lokale.

Epiqendra, sipas autoriteteve greke, është shënuar 42 km larg ishullit Hydra me thellësi 13.1 km. Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonën e Atikës.