Fotografitë që kanë bërë gjithë botën të l.otojë, nuk është e lehtë për t’u kuptuar çfarë fshehin pas

Në pamje të parë kjo është një foto që nuk thotë shumë, përtej faktit që një vajzë përshëndet nga xhami një fëmijë të vogël.

Por e vërteta të copëton zemrën. është një infermiere e cila përshëndetet me djalin e saj dy vjeçar përmes dritares pas shtatë javësh të ndarë për shkak të situatës nga pandemia e koronavirusit.

Charlotte Cole mori vendimin e rëndë për të që ta transferonte të birin e saj George në shtëpinë e prindërve të saj në Kirkham, Lancashire, më 1 prill pas një rasti të konfirmuar me koronavirus në vendin e saj të punës.

“Ishte një vendim jashtëzakonisht i vështirë për t’u marrë. Asnjë nënë nuk do të donte të ishte në atë situatë. Vendimi u mor kur zbulova se disa nga banorët dhe kolegët në shtëpinë e kudjesit ku unë punoj kishin shfaqur simptoma të virusit. Ësshtë gjithmonë shumë e trishtë momenti kur shkojmë për vizitë sepse ai nuk e kupton pse duhet ta lëmë atje. Por unë përpiqem të shikoj anën pozitive që të paktën ne mund ta shohim atë edhe pse përmes dritares. Më mirë sesa të mos mund ta shohësh fare.”

sharl4sharl2sharl1