FOTOT/ Aksident i fri.kshëm, përplasen ‘kokë më kokë’ dy mjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Vorës.

Raportohet se në afërsi të mbikalimit të Vorës, siç shihet dhe në foto, dy mjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëri-tjetrin, duke pësuar dëme të mëdha materiale. Ndërkohë, nuk dihet nëse ka persona të lënduar, apo dhe identiteti i të përfshirëve në aksident.

Nga fotot duke se përplasja ka qenë e fuqishme, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të kryer gjithë hetimet për zbardhjen e saj por dhe për të zhbllokuar trafikun.