FOTOT/ Habit aktorja shqiptare: Nuk kam pasur kurrë të dashur, ja arsyeja

Aktorja e njohur shqiptare Erza Ramuka është një prej vajzave më të bukura në skenat shqiptare. Ajo ka spikatur si një nga aktoret më të talentuara në serialin “O sa mirë” i cili e bëri shumë të famshme me rolin e “Tringës”.

Në një intervistë të dhënë së fundmi Erza ka thënë se është beqare dhe se nuk ka pasur deri tani një lidhje.

E pyetur nëse do e linte aktrimin për njeriun e zemrës, Erza u përgjigj: “Nëse është për dikë që ia vlen, nuk do e vazhdoja këtë profesion.

Nëse e gjej dikë në jetë që përshtatemi. Por edhe nëse nuk përshtatemi, për hir të dashurisë dhe sinqeritetit, pse jo ndoshta e kisha ndërprerë aktrimin.

Por ama për dikë që ja vlen. Deri sot nuk e kam bërë se jam shumë e re dhe nuk e kam pasur dikë në jetë.

Nuk i dihet jetës, ndoshta vjen dikush që do ja vlejë”, u shpreh aktorja.