FOTOT/ “Vajza ime gati vd.iq”, qytetari ‘kap prej fyti’ Kryeministrin: Ke shkatërruar…

Një aktivist është bërë protagonist i një debati shumë të ashpër me kryeministrin e vendit të tij.

Shefi i qeverisë britanike, Boris Johnson, u “zu ngushtë” nga një person teksa po vizitonte spitalin ‘’Ëhipps Cross’’. Aktivisti, Omar Salem është pjesë e Partisë Laburiste dhe njëherësh kundërshtar i Partisë Konservatore, e cila drejtohet nga Johnson.

Aktivisti hodhi akuza të forta ndaj Johnsonit, ku tha se shkatërrimi i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor ka ndikuar për keq në kurimin e vajzës së tij. Ai shtoi se spitali ka mungesë mjekësh.

‘’ Vajza ime gati vdiq dje. Sistemi Shëndetësor është i shkatërruar. Tani ju vini këtu për të dhënë konferencë për shtyp? Do të donit që kjo gjë t’i ndodhte fëmijës tënd?’’-i tha aktivisti Johnsonit. Ky moment është shpërndarë nga vetë aktivisti në rrjetet sociale, ndërsa ka pasur  shumë kritika ndaj kryeministrit të Anglisë, Boris Jonson.

Shefi ekzekutiv i spitalit më vonë pranoi se kishte një mungesë të përkohshme të stafit në repart të martën, kjo e shkaktuar nga “një urgjencë e papritur në një pjesë tjetër të spitalit”.