Fr.ik.ësohet Ilir Meta, pas paralajmërimit për video pë.r.vëluese, ‘i shtrin dorën’ Ramës, mesazhi i plotë…

Fill pas paralajmërimit të fo.rtë se do publikojë prova dhe video pë.r.vëluese për Dvoranin, Ilir Meta mesa duket është ‘bërë pishman’, pasi pak minuta më parë ka shpërndarë një video të postuar nga Ministrja e Ramës.

Meta ka shpërndarë në “Facebook”, postimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka që tregon se dy avionë amerikanë kanë fluturuar në hapësirën ajrore shqiptare dhe kanë përdorur bazat e Rinasit dhe Kuçovës.

“Forcat Speciale shqiptare treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë.

Për më shumë se 1 javë, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare dhe përdorën bazat e Rinasit dhe Kuçovës, duke shënuar te kjo e fundit, uljen e parë në 20 vite të avionëve me të tilla përmasa. 🇦🇱💪🇺🇸”, shkruhet në postimin e ministres Xhaçka të shpërndarë nga Kreu i Shtetit i cili është edhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura.