Fran Frrokaj del kundër Bashës dhe dorëzon Bashkinë: Nuk do baltos punën time

Dorëzohet paqesisht Bashkia e Lezhës. Neser nuk do të ketë rezistencë gjatë kostituimit të Këshillit Bashkiak dhe betimit të kryetarit te ri.

Në një dalje për mediat kryetari demokrat në largim Fran Frrokaj tha se nuk do të prese në zyre Pjerin Ndreun, pasi sipas tijë 30 qershori ishte një farsë.

Fran Frrokaj: “Unë nuk do ta pres në zyrë për një arsye, sepse këto votime nuk ishin votime por një proces fals. Nuk më shkon në mënd të bëj protesta. Jam munduar të jem kryetar i bashkisë i të gjithë qytetarëve, të majtë e të djathtë. Përfituesit në mënyrë jokorrekte me ligjet janë të majtët, por gjithsecili të paktën një herë kanë qenë në zyrën time dhe nuk e kam ndërmend të baltos 16 vite të punës time si kryetar bashkie dhe të nxis turma të ekzaltuara pro apo kundra atij. Dua ti uroj mbarëvajtje institucionit të bashkisë.”