Franca kërkon arrestimin e ish-zyrtarit të lartë shqiptar, e quan një nga burrat më të frikshëm të Shqipërisë

Fama” e Adriatik Llallës ka shkuar përtej Shqipërisë, SHBA dhe Gjermanisë, duke përfshirë dhe Francën, ku me sa duket ish Kryeprokurori ka tentuar të marrë azil politik, pas refuzimit të lejes së qëndrimit nga Gjermania. Teksa evidentojnë progresin e Reformës në Drejtësi, mediat franceze shkruajnë se në “rrjetën” e saj kanë rënë dhe burra të frikshëm shqiptarë me shkallë të lartë korrupsioni, siç është ish-kryeprokurori. Francezët janë të shqetësuar për korrupsionin e lartë në sistemin e drejtësisë, i cili është në fillim të ndëshkimit, por që duhet të ‘prodhojë’ dhe të dënuar. “Këmbanat” e alarmit bien për Llallën, i cili tashmë s’po gjen asnjë “stacion” në vendet e BE për të qëndruar, marrë azil politik e konsumuar paratë e shumta që ka marrë përmes abuzimit në Shqipëri

Adriatik Llalla, ish Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë ende është nën hetim nga organi i akuzës, me gjithë kërkesat e shumta të tij për ta mbyllur dosjen dhe çuar çështjen në gjykatë.

“Pamfleti.net” ka publikuar faktin se ish Kryeprokurori po ngutet që gjykimi i çështjes në ngarkim të tij të bëhet sa më shpejt, me qëllimin e vetëm që të mos kalojnë në dorën e SPAK që pritet të ngrihet, në mënyrë që të gjejë një “shteg” për t’i shpëtuar dënimit.

I gjendur nën akuza të forta për pastrim parash, refuzim dhe mosdeklarim pasurie dhe kalim parash në rrugë tokësore cash, Llalla rrezikon shumë me drejtësisnë e re.

Involvimi i SHBA që me firmën e sekretarit të Departamentit të Shtetit e shpalli person “non grata” me argumentin se ka mbyllur dosjet e politikanëve të korruptuar, situata e tij përballë drejtësisë është rënduar akoma më shumë.

Por “fama” e Adriatik Llallës ka shkuar përtej Shqipërisë, SHBA-së dhe Gjermanisë, duke përfshirë dhe Francën, ku me sa duket ish Prokurori i Përgjithshëm ka tentuar të marrë azil politik, pas refuzimit dhe të lejes së qëndrimit nga Gjermania.

Madje teksa evidentojnë progresin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, mediat franceze shkruajnë se në “rrjetën” e saj kanë rënë dhe burra të frikshëm shqiptarë me shkallë të lartë korrupsioni, siç është kryeprokurori Adriatik Llalla.

Një artikull kushtuar reformës në drejtësinë shqiptare, media franceze “France 24” nis me fjalët: “Ora është ndalur brenda sallave të ndërtesës së qetë të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë”. Francezët fokusohen në hapat që po ndiqen për Reformën në Drejtësi, fazën ku është arritur si dhe pasojat që ky proces po i sjell drejtësisë shqiptare por dhe politikës, duke theksuar fort domosdoshmërinë e tij.

Duke iu referuar disa rasteve më pikante në këtë proces, me i rëndësishmi për Shqipërinë paskomuniste, ndër të tjera në artikull shkruhet dhe për korrupsionin e lartë në sistemin e drejtësisë, i cili është në fillim të ndëshkimit, por që duhet të prodhojë dhe të dënuar.

“Është një pastrim i thellë i një sistemi, ku avokatët kanë thënë se shumica e tyre po veprojnë si “ndërmjetësues” për të negociuar masën e një ryshfeti.

Rrjeti ka kapur edhe një nga burrat më të frikshëm të Shqipërisë, ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Lalla, pasuritë e të cilit janë konfiskuar pasi ai është nën hetim për pastrimin e parave”, reagojnë me shqetësim francezët.

“Këmbanat” e alarmit bien për ish Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili tashmë nuk po gjen asnjë “stacion” në vendet e BE për të qëndruar, marrë azil politik dhe konsumuar paratë e shumta që ka marrë përmes abuzimit në Shqipëri./Pamfleti