Frika nga k.or.onavirusi/ Banka e Shqipërisë merr vendimin për këstet e kredive të qytetarëve dhe bizneseve. Shtyhet afati deri më…



Situata e krijuar në vend nga përhapja e koronavirusit, ka detyruar Bankën e Shqipërisë të ndërmarrë masa për sektorin financiar.



Burime të Panorama.al bëjnë të ditur se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë prite të miratojë sot vendimin për të shtyrë shlyerjen e kësteve të kredive me tri muaj.



Burime bëjnë të ditur se vendimi pritet të publikohet ditën e sotme, ndërkohë që do të përfitojnë shtyje të afatit për tri muajt e ardhshme, qytetarët dhe bizneset./ Panorama