Fshehu bashkë e mjekun ngjarjen e rëndë, i moshuari rrezikon dënim maksimal

Namik Velaj rrezikon dënim maksimal për ngjarjen e ndodhur dy vite më parë, ku akuzohet se ka mby.tur gruan e tij. Përveç tij, dënim rrezikon dhe mjeku Ilir Tanku, ku për të janë kërkuar 3 vite burg dhe 2 vjet heqje të së drejtës për të ushtruar profesionin e tij.

Vrasja ka ndodhur në janar të 2017-ës, por 67-vjeçari u arrestua në mars të 2018, pasi vdekja e Verke Velaj, u raportua si natyrale, version i konfirmuar edhe nga mjeku Ilir Tanki, i cili është marrë i pandehur për shpërdorim detyre.

Sipas prokurorisë, ka qenë familjarët e viktimës që kanë dyshuar për vdekjen e të ndjerës dhe kanë bërë denoncim në polici, pas 1 viti hetime, rezultoi se Namik Velaj, e kishte mbytur me duar bashkësorten dhe rreth qafës, kishte vendosur një shall për të fshehur shenjat e mbytjes.