Fshihej në një banesë, personi shumë i kërkuar, policia e kap në flagrancë. Tjetër operacion i madh, ja çfarë ndodhi

Nje tjeter person i shume kerkuar eshte kapur ne banesen ku fshihej ne Fier ne nje operacion për kapjen e personave shumë të kërkuar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacion nga Sektori për Hetimin e N arkotikëve dhe T rafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me FNSH Fier dhe Interpol Tirana.

Operacioni u zhvillua në fshatin Dërmënas, ku në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës së mirëorganizuar, në banesën e tij u kap dhe ndalua shtetasi F. G., 45 vjeç, banues në Dërmënas.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana në datën 20.01.2016, pasi Gjykata e Milanos Itali e ka dënuar me 18 vite e 4 muaj b urg për veprën penale “Organizatë k riminale me qëllim t rafik d roge (H eroinë) në sasi të mëdha”.

Gjatë operacionit u sekuestrua edhe një sasi kanabis dhe 1 a rmë gj ahu “Karabinë”.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.