Ftoi Aurela Gaçen në emision, Rudina Magjistari pas disa orësh del me deklaratën e fortë në rrjetet sociale

Këngetarja e njohur Aurela Gaçe e ftuar në programin “Rudina” duke treguar detaje edhe nga jeta e saj private, ne këngen e re te saj përcjell një mesazh të fuqishëm dhe shprehet se nuk flet vetëm për dh.unën fizike, por edhe atë psikologjike.

Aurela Gaçe: Nuk besoj që ka familje shqiptare që nuk e ka provuar mbase jo vetë, por motra, shoqja, mikeshat, nëna, nuk besoj që ka. Nuk besoj që ka njeri imun, që nuk e ka parë të paktën. Më pyeti dikush në rrugë dhe më tha: E luaje sikur të të kishte ndodhur vetë? I thashë unë jam vajzë e rritur në këtë ambient, pse mendon se jam ndryshe nga ty? E kam parë gjatë jetës sime, kam njohur njerëz që edhe mund të kenë dashur të jenë të dh.unshëm, paçka se unë mund të jem vajzë e fortë dhe mund të kem ikur nga kjo gjë. Por unë kam histori të mikeshave, të familjarëve të mi që kanë qenë pre e dh.unës. Dua të theksoj se nuk bëhet fjalë vetëm për dh.unë fizike, por edhe dh.unë psikologjike që femrat, gratë, vajzat shqiptare kanë provuar sepse kemi të bëjmë me çuna që mendojnë se ajo vajzë që kanë në krah nuk vlen. Për t’u ndjerë vetë mirë, i mbushin mendjen asaj që ajo nuk vlen, ajo është asgjë pa atë. Edhe kjo është dh.unë. Këtë lloj dh.une, sigurisht duke u rritur e kam ndjerë edhe mbi shpatullat e mia, edhe me njerëz që thoshin, unë të dua, por po mos isha unë, ti je askushi. Ky është një presion psikologjik shpirtëror, se në momentin që unë nuk ndihem e zonja, unë jam asgjë pastaj.

Pas intervistes Rudina ka shkruar ne rrejtet sociale:

Sot ne studio me kengetaren Aurela Gace, e cila prezantoi kengen e saj me te re “Veten dua gjalle”, nje kenge qe percjell nje mesazh te fuqishem per dh.unen ndaj gruas, fenomen i rende, i cili fatkeqesisht vazhdon po njesoj, referuar edhe ngjarjeve tronditese te sotme dhe asaj te para dy diteve. Mesazhi i Aureles i drejtohet te gjitha grave, te mos lejojne qe askush, perveç Zotit, te kete te drejten ti marre atyre jeten. Bravo