Fundoset jahti luksoz në Sarandë, ja çfarë ka ndodhur me pronarin…

Një mjet lundrues është mbytur pak milje larg bregdetit në Sarandë. Jahti ishte nisur nga Korfuzi ndërsa mësohet se është fundosur 2 milje nga bregu.

Menjëherë pas lëshimit të sinjalit ‘SOS’ në drejtim të jahtit është nisur policia kufitare e Sarandës. Ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka bërë që të shpëtohet pronari i jahtit, një shtetas italian.

Ai ka deklaruar se ishte nisur për turizëm dhe se udhëtonte i vetëm me jahtin e tij. Kjo konfirmohet edhe nga autoritetet portuale greke. Turisti italian është nisur nga një port italian me destinacion fillimisht Korfuzin. Nga ishulli grek, italiani ka udhëtuar në drejtim të Shqipërisë. Policia kufitare ka nisur hetimet mbi shkaqet e mbytjes së mjetit lundrues.

 

Lexo edhe: