Fundoset Valdrin Pjetri? Lëvizja urgjente e Prokurorisë, ja çfarë pritet të ndodhë

Publikimet e dokumenteve nga Partia Demokratike per kryetarin e perzgjedhur te Bashkise Shkoder, sollen nje furtune ne vendin tone.

Pas publikimit të dokumenteve të autoriteteve italiane në lidhje me Valdrin Pjetrin, mësohet se Prokuroria ka lëshuar urdhrin për marrjen e shenjave të gishtave.

Nëpërmjet një shkrese, Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Institutit të Policisë Shkencore, ku kërkohet marrja e shenjave të gishtave për kryebashkiakun e ri të Shkodrës.

Një ditë më parë, Partia Demokratike publikoi dokumente, të cilat dëshmojnë se i zgjedhuri i Partisë socialiste për kryetar të Bashkisë së Shkodrës Valdrin Pjetri, ka qenë i dënuar në Itali nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të substancave narkotike.

Një dënim të cilin ai nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Prej disa ditësh Pjetri ka mohuar akuzat se ka qenë i dënuar dhe vijoi ta bëjë këtë dhe pas publikimit të dokumenteve italiane.

Ndërsa në një reagim të tij kryeministri Edi Rama u shpreh se “deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht”.