Furgoni i policisë ndalon mes bulevardit, mbushet plot me protestues

Pak caste pasi ishte mbylluar protesta e opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një furgon policea ka zbarkuar mbi Urën e Lanës mes protesuesve dhe është mbushur me qytetarët që u ndodhën aty. Mësohet se paraprakisht janë shoqëruar 20 persona.

Në videon e mëposhtme shihni efektivët e policisë që mbushin furgonin me protestues. Kujtojmë se gjatë natës së mbrëmshme policia ka bërë disa herë thirrje që protestuesit e maskuar të vetëpërmbaheshin e të ndalnin aktet e dhunës, por kjo nuk ka mjaftuar. Një reagim ka ardhur edhe nga ana e Partisë Demokratike, të cilët e kanë quajtur ndalimin e protestuesve të paligjshëm. Përfaqësues të PD-së janë nisur tek Drejtoria e Policisë.