Furtunë diplomatike/ SHBA, BE dhe Britania i bëjnë Bashës të paimagjinueshmen

Opozita ka nisur sot protestën e radhës.

Faktori ndërkombëtar ka reaguar njëzëri si kundër skenave të dhu-nës edhe kundër protestës së dhun-shme si rruga për të zgjidhur ngërçin politik në vend.

Ambasa e SHBA, ajo Britanike, Ambasada Italiane dhe Gjermane kanë bërë thirrje për dialog mes palëve politike në vend, si e vetmja rrugë për të gjetur zgjidhjen e krizës politike.

E ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha duket se ka vendosur të mos i dëgjojë prej kohësh zërat e ndërkombëtarëve, politikanë të djathtë kanë shkuar deri aty sa ti sulmojnë personalisht duke i quajtur palë e krimit në Shqipëri.

Një tjetër goditje për opozitën ishte deklarata e përbashkët e dy zyrtarëve të lartë të Parlamentit Europian, Eduart Kukan dhe Knut Fleckenstein. Të dy politikanët europianë janë shprehur kundër rrugës së protestës së dhunshme.

Asnjë politikan i BE-së nuk ka dalë në mbështetje të aksionit opozitar, e ndërsa vendi ynë shpreson për hapjen e negociatave në qershor, zyrtarët e BE-së dhe ata që duan ta shohin Shqipërinë në BE, nuk duan të shohin në Shqipëri një situatë kaq të tensionuar që mund të dalë jashtë kontrollit më shpejt nga çfarë mendohet.