Futuni brenda shtëpisë së Amit dhe Ermalit! Oborri të lë pa fjalë

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi pavarësisht angazhimeve profesionale gjithmonë gjejnë kohë të kalojnë pranë familjes së tyre në ambientet e shtëpisë.

Këtë e ka treguar së fundmi vetë Ami nëpërmjet disa postimeve në Instastory.

Ajo ka publikuar pamje nga shtëpia e saj dhe oborri mbresëlënës

Në këtë periudhë shtëpia e saj duket plot gjallëri nga lulet dhe pemët e shumta.

Në këtë ambient familja Mamaqi kalon një pjesë të mirë të kohës dhe me siguri ai është vendi i preferuar i Sias dhe Joelit.