G.rabitet mjeku i njohur, ishte në krevat me gruan kur hajduti u fut dhe…

G rabitet ne vilen e pushimeve mjeku dhe gruaja e tij. Mëngjesin e së enjtes, ata u zgjuan nga zhurmat brenda shtëpisë së tyre e u ngritën nga shtrati për të parë se çfarë po ndodhte.

4678842_2021_ponzaporto

Por kur e gjetën veten para një djali rreth njëzet vjeç, afro një metër e tetëdhjetë centimetra i gjatë, i cili kishte me vete një çantë të sapo vjedhur brenda apartamentit.

Doktori dhe gruaja e tij u përpoqën ta bllokonin por i riu arriti të dilte jashtë dhe të shpëtonte, por më parë e kishte goditur me shpatull dhe e rrëzoi mjekun e njohur italian në Romë, i cili nuk pësoi lëndime të rënda.

Njoftimin në polici e bënë menjëherë dhe tani kanë filluar hetimet.

Një provë me rëndësi që do i japë shtysë hetimeve është edhe një këpucë që djali e ka humbur duke ikur ose mbase mjeku ka arritur t’ja heqë atë nga këmba.

Për mjekun dhe gruan kjo u ka shkaktuar një frikë të madhe, teksa thuhet se autori kishte mundur të grabiste 300 euro.