Gabimi i pafalshëm që po bëjnë prindërit çdo ditë me ushqyerjen e fëmijëve, t.rondit mjekja shqiptare

Pediatrja e njohur, Lira Gjika, ka bërë një deklaratë të fortë sot teksa ishte në Ftesë në Pesë, ku dha disa këshilla mbi mënyrën e veshjes dhe ushqyerjes së fëmijëve.

Lira e cilësoi tërësisht të gabuar maninë e prindërve për t’i detyruar fëmijët të konsumojnë ushqime që ata nuk i pëlqejnë.

Sipas saj, fëmijët duhet të mësojnë të ushqehen vetë që të vegjël, pak rëndësi ka nëse luajnë me ushqimin.

“Lëre e di fëmija, është problemi i tij. Vëri pjatën përpara, lërë te hajë vetë, të luajë me ushqimin”, theksoi Lira.

Sa i përket sasisë së ushqimit, bazuar në një studim, ajo zbuloi se fëmijët duhet të konsumojnë sa dy grushtat e duarve të tyre. Kaq është mjaftueshëm dhe nuk ka nevojë për insistim të vazhdueshëm nga nënat.