Gara për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, KED merr vendimine  fortë për kandidatin Malaj

Gara për për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është ende në proces. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin që të ndërpresë garën për kandidatin Artur Malaj.

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, KED bën me dije se pas verifikimit vijojnë garën për ILD-në, Joana Qorraj, Lindita Troja dhe Sokol Stojani.

Tashmë pas tërheqjes edhe të kandidatëve Klodian Rado dhe Marsida Xhaferllari, si dhe pas ndërprerjes së garës nga Artur Malaj, vijojnë garën për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë vetëm tre kandidatë.