Gati ‘fshesa’ e Ilir Beqajt, drejtorët në Shkodër që do ta pësojnë



Ilir Beqaj, i deleguari i PS ne bashkine Shkoder ka bere gati listen me drejtoret rajonal te “padeshiruar” qe duhet te largohen perpara nisjes se fushates elektorale per zgjedhjet e 2021. Burime per shkodranews bejne me dije se reforma ne keto drejtori eshte kerkuar ne baze te analizes se punes por edhe te maredhenieve qe ky i fundit ka ndertuar me nje pjese te ketyre titullareve. Te paret qe preken sipas te njejtave burime jane sektori qe Beqaj ka mbuluar ne mandatin e pare qeverises te kabinetit Rama, sic eshte shendetesia, per te vijuar me pas me disa drejtori kyce si doganat, hetimi tatimor dhe punesimi. Madje nje pjese te drejtoreve ai nuk i ka kursyer ne kritika per shkak te performances dhe angazhimit qe kane patur ne parti. Gjithashtu nga verifikimet qe Beqaj ka kryer mesohet se ai ka konstatuar qe paraardhesit e tij kane kryer levizje ne parti duke anashkaluar jo pak figura, gje qe ka shkaktuar pakenaqesi dhe hatermbetje te cilat mund te ndikojne si ne angazhimin gjate fushates edhe ne rezultat. Kete periudhe ai ka nisur kontaktet me nje pjese te tyre me qellim qe kjo gje te mund te rregullohet, prandaj edhe ka caktuar detyra specifike. Situata kaotike brenda PS Shkoder natyrshem qe ishte prezente prej muajsh te tere dhe zgjidhja nuk mund te vije pa te tjera qejfmbetje, qe cdo proces i ka sjelle. Ne nje kohe kur Rama ka hapur edhe garen per deputetet e ardhshem, propozimet e reja kane rritur oreksin e te gjitheve.