Gati kamerat, gazi lotsjellës dhe mbi 1 mijë forca policie, ç’pritet të ndodhë nesër në orën 10:00?

Si çdo herë, edhe për nesër, Policia e Shtetit ka hartuar një plan pasash për mbarëvajtjen e protestës e opozitës që do të zhvillohet ditën e enjte përballë parlamentit.

Mësohet se mbi 1200 forca policie do të jenë në terren ku pritet të rrethojnë godinën e parlamentit.

Në mbështetje të forcave të rendit do të jenë edhe ato të ndërhyrjes së shpejtë, Shqiponjat por edhe forcat RENEA.

Shpërndarja e uniformave blu pritet të jetë e ngjashme me protestën e datës 16 Shkurt, ndërsa nuk përjashtohet edhe përdorimi i gazit lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve.

Ndërkohë në godinën e parlamentit janë instaluar kamera sigurie për të monitoruar sjelljet e protestuesve.