Gati për luf.të të madhe, ja ç’po ndodh në Siri

Në Siri situata është shumë e komplikuar dhe mund të eskalojë shumë shpejt. Damasku filloi lëvizjen e forcave të tij për t’u përballur me trupat turke që po kryejnë një operacion kundër kurdëve në zonë. Usht.ria Siriane po zhvendoset për t’u përballur me “agresi.onin turk” në zonat veriore të vendit.

Forcat Demokratike Siriane, të mbështetur nga Kurdët (SDF) kanë arritur një marrëveshje me Damaskun, ku trupat e qeverisë siriane do mbërrijnë në rajonin verior të Kobanisë, tha më parë Mohamed Shaheen, nënkryetar i rajonit të Eufratit. Sirët do të vendosen në Kobani brenda 48 orësh, njoftoi transmetuesi libanez al-Mayadeen.

Në fillim të kësaj jave, ushtria turke hyri në veri të Sirisë pa pëlqimin e Damaskut, në mënyrë që të luftonte milicinë kurde në rajonin e Kobani, të cilin Ankaraja i konsideron si terroristë.