Gaz Paja i jep fund beqarisë, deklarata e parë e tij për bjonden misterioze që e bën dhëndër në moshën 40 vjeçare

Para pak ditësh, mediat publikuan lajmin se këtë verë aktori i njohur dhe i dashur për publikun do i japë fund beqarisë pasi ka mbushur moshën 40 vjeç me partneren bionde, Irën.

U tha se aktori po përgatitet për një dasmë të madhe që do të bëjë zhurmë në showbiz, të kuruar në detaje dhe me shumë të ftuar VIP.

Lind pyetja, ku qëndron misteri i biondes së bukur, e cila nuk njihej aspak në publik deri ditën kur u fotografua nga paparazzi në krah të Pajës dhe u zbulua se kjo ishte e dashura e tij. Që shoqërohej me të dihej, por që e kishte seriozisht, u zbulua në dasmën e mikut të tij Bes Kallaku, ku ai u shfaq i shoqëruar me partneren e zemrës në atë ceremoni.

gaz-paja1

Ndërsa i ftuar në “Wake Up’, ai për herë të parë pranoi që është në një lidhje dashurie. Tashmë, ai e kishte gjetur njeriun e zemrës, madje u shpreh se ajo e bën të ndihet shumë, shumë mirë. Ndonëse diskret për jetën e tij private, ai rrëfeu ndër të tjera se e dashura e zemrës është njeri shumë i kuptueshëm përballë natyrës impulsive të tij. Një vit më parë, Gazi u shpreh se për momentin po jetonte lidhjen, por martesa nuk ishte ende në planet e tyre.

Dhe duket se brenda 12 muajve gjërat kanë ndryshuar me shpejtësi, pasi ai tashmë ndihet gati. Më pas, nuk munguan fotot e tij me të dashurën, duke shkëmbyer intimitet në publik. Sipas mediave, aktori i njohur i spektaklit të humorit “Portokalli”, Gaz Paja, duket se ka rënë në dashuri kokë e këmbë me të dashurën e tij aktuale, një bionde sharmante, por të panjohur në publik.

gaz-paja5

Për herë të parë u fol për këtë lidhje të re të artistit verën e 2017-ës, pasi u panë dhe u fotografuan në plazhet e jugut, ku Paja kalon muajt e verës. Më pas, paparazzi i “Panorama Plus” e fotografoi Pajën dhe të dashurën e tij në një moment “hot” në një nga club-et e Tiranës, ku dukej që nuk përmbahen kur janë pranë njëri-tjetrit. Duke shijuar nga një gotë alkool dhe muzikën e fortë, ata u kapën duke shkëmbyer prekje e puthje në publik, gjeste që tregojnë se lidhja e tyre është shumë e fortë dhe pasionante.

“Simpatike, e bukura e dheut. Është bionde, e gjatë, e buzëqeshur, elegante, pozitive, i qeshin syçkat kur shikon Gazin”, ishin përshkrimet e moderatorëve të “Wake up”, duke qenë se ata e njohin nga afër të dashurën e tij. Pasi i dëgjoi, Gaz Paja nuk hezitoi të tregonte më shumë nga lidhja, duke u shprehur se është një romantik i vërtetë, se i dedikon asaj këngë dashurie.

gaz-paja

Sipas tij, janë çifti perfekt. “Nuk kemi akoma as bashkëjetesë, as unazë. Jemi në procesin e njohjes, mirë po shkon. Unë jam tip impulsiv, ajo është ndryshe, që është diçka shumë e mirë”. “Ndihem mirë, është një vajzë që më fal qetësi, është shumë e sjellshme, e dashur, korrekte, më bën të ndihem shumë mirë”.

Më parë, në 2011-ën, Gazmend Paja është përfolur për një lidhje me një vajzë, me të cilën shoqërohej në eventet publike. Por kjo lidhje mori fund dhe pas 6 vitesh ai nisi të flasë publikisht për një lidhje të re. Le të shohim se si do të duken në altar Gazi dhe Ira, ndërsa do i premtojmë dashuri të përjetshme njëri-tjetrit.