Gaz Paja i jep fund beqarisë me të dashurën ‘sekrete’, ja detajet e dasmës

Aktori i njohur i humorit shqiptar, Gaz Paja, duket se ka vendosur që këtë verë ti japë fund beqarisë.

Burime të sigurta për News31.al tregojnë se Gaz Paja, aktori i njohur i “Portokalli”-së po bëhet gati për një dasmë të madhe.

Të njëjtat burime tregojnë se organizimi i festës i është besuar Alketa Vejsiut e cila prej disa kohësh po merret me të gjitha detajet e dasmës për të qenë e kuruar deri në detaje.

Ndonëse kanë disa vite bashkë, Gaz Paja dhe e dashura e tij Ira nuk kanë preferuar ta bëjnë shumë mediatike historinë e tyre megjithatë paparacët kanë mundur t’i fotografojnë në vendet që kanë frekuentuar bashkë.